Prishtinë, 10 korrik 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale;
▪︎ Zjarr vënie, si dhe
▪︎ Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Rasti ka ndodhur me 11.05.2023, në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, me ç’ rast në parkingun e një ndërtese ishte djegur një veturë me targë të huaj.
Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit;
▪︎ Rr. A. 26 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rastin në fjalë.
Operacioni për arrestimin e të dyshuarit u krye sot me ç’ rast, pas një kontrolli të detajuar që policia i bëri të dyshuarit i gjeti në brez dhe i sekuestroi;
▪︎ Një revole të tipit CZ, e kalibri 7.65mm, si dhe
▪︎ Gjashtë copë fishekë të kalibrit 7.65mm.
I dyshuari, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.