Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Prishtinë 10 korrik 2023 – Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, janë sekuestruar dy armë dhe janë shoqëruar në stacione policore disa persona.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë në rrugën “Gaula Rosi” në Fushë Kosovë, pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia ndërmori një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarit me ç’ rast gjeti dhe sekuestroi;
▪︎ Një revole të tipit H-9, të kalibrit 9 mm, si dhe
▪︎ Dhjetë copë fishekë.
Ndërkaq në rastin e dytë në rrugën ”Ramiz Cernica” në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe një të dyshuari policia ka gjetur dhe sekuestruar;
▪︎ Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, si dhe
▪︎ Pesë copë fishekë,
Ndaj personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje