Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë – Sekuestrohet arma

Prishtinë, 05 korrik 2023 – Sot nga zyrtarët e stacionit policor në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur, rreth orës 13:00, në fshatin Bajqinë të komunës së Podujevës.
Ndaj të dyshuarit;
▪︎ ​B. S, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia shqiptoi masën e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjëti u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërlidhur me rastin, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar;
▪︎ Një revole,
▪︎ Pesë copë fishek të llojeve të ndryshëm
▪︎ Një gëzhojë, si dhe,
▪︎ Mjete të tjera të forta.
Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në Tentativë”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje