Prishtinë 05 korrik 2023 – Sot nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar, për rastin lëndim i lehtë trupor , i ndodhur më 30.06.2023, rreth orës 22:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
I dyshuari;
▪︎ G. B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq ndaj tij u iniciua hetim në drejtim të veprës penale, “Lëndim i lehtë trupor”.