Prishtinë 05 korrik 2023 – Sot rreth orës 14:00, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë së reagimit të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
▪︎ Një revole të tipit ZASTAVA, si dhe
▪︎ Katër copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë motoçikletës dhe drejtuesit të saj në afërsi të rrotullimit kryesor në rrugën “B” në Prishtinë.
▪︎ A. G, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Jugu iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.