Prishtinë, 05 korrik 2023 – Zyrtarët policor të stacionit policor Obiliq, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast kanosjeje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:30, në fshatin Mazgit të komunës së Obiliqit, me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarit;
▪︎ M. B, mashkull, 61 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si
▪︎ I. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si të dyshuar të implikuar në rast.
Ndërlidhur me rastin policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar edhe një revole me gaz.
Ndaj të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Kanosje” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.