Policia e stacionit në Shtime, sot ka realizuar fushatën vetëdijësuese ,,Stop Drogës”. Fushata është mbajtur në sheshin ,,Ahmet Shtimja’’ dhe në rrugët ,,Tahir Sinani” e ,,Skender Salihaj” në Shtime.
Policët e sektorit të policisë në bashkësi takuan nxënës dhe të rijnë të tjerë dhe biseduan rreth dukurisë negative të drogave dhe shpërndanë fletëpalosje ,,Stop Drogës” me disa porosi:
•Stop drogës
•Pasojat e drogës
•Si të identifikohen përdoruesit e drogës
•Përdorimi i drogës ndikon në shëndet, punë, jetë personale, familje dhe rrethin shoqëror
•Çfarë kuptojmë me drogë
•Pse njerëzit përdorin drogën dhe
•Telefononi policinë në numrat 192, apo në aplikacionin digjital ‘’Lajmëro policinë’’ saherë që keni informacione për përdoruesit e drogës dhe personat që shesin drogë.