Me datë 30.06.2023 Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE, përmes punëtorisë së radhës ka shpalosur të arriturat e aktiviteteve dhe objektivave përmes raportimit periodik të planit të veprimit sipas Strategjisë së Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca e Policimit në Bashkësi
Me datë 30.06.2023 Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE, përmes punëtorisë së radhës ka shpalosur të arriturat e aktiviteteve dhe objektivave përmes raportimit periodik të planit të veprimit sipas Strategjisë së Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca e Policimit në Bashkësi.
Pjesmarrës në këtë punëtori ishte Drejtori i Përgjithshëmi Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së, Drejtorët e Drejtorive Rajonale, përfaqësuesit nga OSCE-ja, ICITAP-i dhe IPK-ja.
Drejtori Hoxha e cilësoi këtë strategji si një ndër strategjitë më të rëndësishme të PK-së, përmes së cilës synohet në vazhdimësi rritja e partneritetit dhe bashkëpunimit me komunitetin, shërbimi sa më efektiv dhe efikas ndaj qytetarëve për një siguri edhe më të madhe në vend. Poashtu Drejtori i Përgjithshëm i PK-së falënderoj partnerët vendor si dhe ata ndërkombëtarë për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, e në veçanti falënderoj zyrtarët policor për punën dhe angazhimin e tyre të pakursyer.
Gjatë kësaj punëtorie u raportua për të arriturat nga ky plan i veprimit i cili në përbërje ka 5 objektiva, 27 nënobjektiva si dhe 99 aktivitete, me ç’rast është raportuar nga të gjitha drejtoritë rajonale, departamentet si dhe drejtoritë në nivel qëndror.
Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nvielit të profesionalizmit dhe arritjes së rezultateve sa më pozitive do të vazhdoj me aplikimin e metodave të cilat praktikisht pritet të rezultojnë sa më efektive si dhe njëherësh falënderon të gjithë përkrahësit e saj të cilët e mbështesin PK-në në forma të ndryshme, me qëllim të përmbushjes së objektivave të saj si institucion.