Vushtrri , 27 qershor 2023
Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Vushtrri , arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovar.
Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit S .Z., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.