Shënohet dita ndërkombëtare kundër abuzimit me drogë dhe trafikimit të paligjshëm të narkotikëve
Me 26 qershor, me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare kundër abuzimit me drogë dhe trafikimit të paligjshëm të narkotikëve, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, ka hartuar projektin për shënimin e kësaj dite, duke i shpërndarë rreth 5000 fletushka të gjitha drejtorive rajonale të Policisë.
Në këtë ditë njësitet nga policimi në bashkësi do të vizitojnë sheshe të qyteteve të ndryshme të Republikës së Kosovës, për të bashkëbiseduar me qytetarët lidhur me vetëdijesimin e popullsisë në evitimin dhe përdorimin e drogave, si dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren.
Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, së bashku me zyrtarët policorë nga stacioni policor ‘Qendra’ dhe në bashkëpunim me OJQ “Labyrinth”, ka organizuar takim spontan me qytetarë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku edhe janë shpërndarë fletushka vetëdijësuese me porosi “Stop drogës”, e cila është e karakterit vetëdijësues dhe parandalues.
Obeležava se Međunarodni dan borbe protiv zloupotrebe droga i ilegalnog prometa narkotika.
Dana 26. juna, povodom obeležavanja međunarodnog dana borbe protiv zloupotrebe droga i ilegalnog prometa narkotika, Direkcija Policije u Zajednici i Prevencije izradila je projekat obeležavanja ovog dana, podelivši oko 5.000 flajera svim regionalnim direkcijama Policije.
Ovog dana, jedinice policije u zajednici obići će trgove raznih gradova Republike Kosova, kako bi razgovarali sa građanima o svesti stanovništva o izbegavanju i upotrebi droga, kao io preventivnim merama koje treba preduzeti.
Direkcija Policije u Zajednici i Prevenciji, zajedno sa policijskim službenicima policijske stanice „Centar” i u saradnji sa NVO „Lavirint”, organizovala je danas spontani susret sa građanima na trgu „Zahir Pajaziti” u Prištini, gde su i delili flajere za podizanje svesti sa porukom „Stop drogi”, koji su svesnog i preventivnog karaktera.
U prilogu ćete pronaći flajere i fotografije tokom aktivnosti.