Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetёn ndёrsa nёna e tij ёshtё e zhdukur.
Policia rreth orёs 23:10, ёshtё njoftuar nga spitali rajonal nё Pejё, pёr pranimin e njё fёmije 5 vjeqar pa shenja jete, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa nёna e fёmijёs ёshtё e zhdukur.
Policia ka kёrkuar asistim edhe nga njësia pёr kërkim shpёtim e FSK-sё tё dalin nё vendin e ngjarjёs, pёr kërkimin e personit tё zhdukur.
Gjithashtu edhe nё lagjen “Fidanishte” nё Pejё dy (2) persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё Spiatlin rajonal nё Pejё.
—
KOMUNIKATË PËR MEDIA-SHTESË
Gjendet pa shenja jete personi i zhdukur (nëna e fëmijës)
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur.
Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orёs 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.