Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nën dyshimin për shkelje disiplinore, suspendohet një zyrtar policor

Prishtinë, më 24 qershor 2023
Policia e Kosovës është institucion që ka krijuar me kohë mekanizma të brendshme për të ruajtur dhe rritur integritetin e brendshëm, për të rritur disiplinën dhe për të ofruar shërbime sa më profesionale për qytetarët.
Në disa raste të veçuara nga zyrtarë policorë, mund të bëhen shkelje të parimeve dhe procedurave policore duke bërë që të ketë shkelje disiplinore. Mekanizmi i brendshëm i Policisë së Kosovës çdo herë kur ka dyshime se janë kryer shkelje të tilla, fillojnë procedurat hetimore dhe procedurat e vendimet disiplinore.
Në një rast të fundit, ku është shpërndarë një video e një të dyshuari të arrestuar, nën dyshimin se ka shkelje disiplinore në këtë rast nga një zyrtar policor, duke u bazuar në udhëzimin përkatës, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu, ka filluar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari policor, i cili me vendim të drejtorit rajonal është suspenduar. Ky rast do të trajtohet bazuar në procedurat policore dhe po ashtu është proceduar për hetim dhe kompetencë të mëtejme në IPK.
Policia me këtë rast zotohet se do të vazhdojë të jetë në krye të realizimit të detyrave në ruajtje të rendit e qetësisë publike, ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, vënien para drejtësisë të të gjithë të dyshuarve dhe këto do t’i arrijë me profesionalizëm dhe integritet.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje