Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të veturës

Dje nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të veturës.
Rasti është raportuar me datën 14.06.2023, nga ankuesi të cilit në fshatin Lluzhan të Podujevës, i është vjedhur vetura.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që në Prishtinë të arrestojnë personin e dyshuar:
– B.Xh. mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Nga hetuesit policor, është gjetë dhe sekuestruar vetura e raportuar e vjedhur.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që pas përfundimit të procedurave të nevojshme vetura i është kthyer pronarit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje