Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë, pasi u raportua për të shtëna në një aheng familjar

Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e stacionit policor Veriu, të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë shoqëruar personin e dyshuar:
-F.Z, mashkull, i cili kishte shtënë gjatë një ahengu familjar.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.
Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.
Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje