Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave dhe urdhër arresteve të lëshuara nga gjykatat kompetente.
Me 15.05.2023, rreth orës 17:10, në Prizren është realizuar urdhër arresti Gjykatës Themelore në Prizren. me urdhër arrest ishte në kërkim personi S.K. 25 vjeçar, i cili me vendim të plotfuqishëm ishte i dënuar me dënim me burg për 3 vjet e 9 muaj.
I kërkuari, pasi që janë kryer procedurat ligjore, nga policia e Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.