Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona për kanosje dhe sulm në Shtërpcë

Me datën 13.06.2023 në dy raste të ndara në Shtërpcë janë arrestuar tre persona për kanosje dhe sulm.
Rreth orës 12:30 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i sulmit. Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin I.S (M/K) i moshës 45 vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e tij.
Ndërsa, rreth orës 23:30 policia ka pranuar një tjetër informacion se në fshatin Biti e Ulët është një rast i sulmit. Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit B.S (M/K) i moshës 30 vjeçar dhe U.S (M/K) i moshës 45 vjeçar, të cilit pas një konflikti verbal kishin sulmuar njëri tjetrin.
Tre të dyshuarit në dy rastet, pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje