Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi në kërkim, bashkë me të edhe dy persona tjerë që e ndihmuan, iu gjendet sasi e drogës dhe dëshmi tjera

Prishtinë, 13 qershor 2023
Me datë 13.06.2023 rreth orës 18:30, pas një bashkërendimi profesional të punëve policore, hetuesit e antidrogës në Gjilan, ndihmuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme dhe antidroga e Ferizajt është bërë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar me iniciale (B. A.).
Personi i lartcekur me iniciale, i cili kishte edhe fletë arrest ndodhej në automjet edhe me dy (2) persona tjerë në parkingun e një moteli në Gjilan. Pas paralajmërimit/prezantimit nga Policia, vozitësi ka tentuar t’i jap vrull automjetit dhe i ka mbyllur dyert duke rrezikuar zyrtarët policor.
I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit
Pas veprimeve aktive policore është arrit të futet nën kontroll i dyshuari në kërkim dhe gjatë kontrollit në automjet janë sekuestruar edhe provat/dëshmitë materiale si në vijim:
A1. Një peshore elektronike
A2. Para të gatshme (70) euro
A3. Substancë narkotike e dyshuar si kokainë (5 gr.)
A4. Substancë narkotike e dyshuar si marihuanë (1.5 gr.)
A5. Telefon mobil – IPHONE
A.6. Telefon mobil- IPHONE X
A.7 Vetura Golf V me targa vendore
Në konsultim me prokurorin kompetent pas intervistimit tre (3) personat e dyshuar ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje