Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 13.06.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovare G.B.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi gjashtë (6) muaj për veprat penale ‘’Cenim i pa prekshmërisë së banesave dhe objekteve’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.