Me date 12/06/2023 rreth orës 00:15, është arrestuar i dyshuari Sh/K i cili kishte qenë në kërkim policor për veprën vjedhje e rëndë.
I kërkuari E. A. 19 vjeç nga Prizreni ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.
Me datën dhe kohën e lartshënuar familjarët kanë informuar se i kërkuari është në shtëpi dhe se do ta dorëzojnë në polici.
Patrullat policore nga Njësiti Reagues Kujdestar ia janë përgjigjur thirrjes dhe e kanë arrestuar personin e kërkuar, i cili fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren, më pas i njëjti dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për kontroll mjekësor.
Pasi që janë përfunduar proceduarat ligjore I arrestuari është dërguar në burgun e Prishtinës në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti burg e 15 ditë për shkak të kryerjes së veprës penale “Vjedhje e rëndë”.