Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e zbulimit dhe sekuestrimit të (4700 Eurove) të falsifikuara në operacionin policor të datës 22.05.2023

Prishtinë, më 30 maj 2023
Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare më datë 22.05.2023, lidhur me rastin ku Policia e Kosovës, konkretisht bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së antidrogës dhe asaj kundër krimeve ekonomike, kishte realizuar një operacion të suksesshëm policor dhe ishin zbuluar dhe sekuestruar shuma e parave prej katër mijë e shtatëqind (4700) €uro, respektivisht (94 copë kartëmonedha në apoen prej 50 €urove, që dyshohej se ishin të falsifikuara, ku edhe ishte arrestuar një person i dyshuar, ju njoftojmë se:
Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës përmes hetuesve kompetent policorë kanë vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin e lartcekur të raportuar (me datën 22.05.2023, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (nr.1) me iniciale (V.T.).
Dhe është pas një pune profesionale hetimore janë siguruar prova të reja (video incizime) me të cilën sigurohet se në këtë rast është i përfshirë edhe personi tjetër (nr.2) i dyshuari me iniciale (F.Q.), përmes të cilave prova ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari (nr.1) i ka pranuar paratë e falsifikuara nga personi tashmë i dyshuar me (nr.2);
Sot me datën 30.05.2023 është realizuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollimin e banesës së të dyshuarit (nr. 2) me iniciale (F.Q.) në qytetin e Pejës, të asistuar edhe nga Stacioni Policor në Pejë.
I dyshuari (nr. 2) me iniciale (F.Q.), është shoqëruar në stacionin policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me aktvendim të prokurorit të shtetit nga PTH-Prishtinë dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje