Në vazhdën e angazhimeve policore në ngritjen e masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të vetëdijesimit të shoferëve për rreziqet e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, gjatë kësaj jave në kuadër të Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po zhvillohet fushatë me aktivitete dhe masa shtesë, veçanërisht për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet duke përdorur telefoni.
Përveç kontrolleve e masave ndëshkimore në parandalimin e aksidenteve ne trafik, policia për shoferët në trafikun rrugor po shpërndanë fletushka me përmbajtje sensibilizues për pasojat dhe rreziqet e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, ku përmes kësaj fushate synohet të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik në veçanti shoferët e automjeteve.
Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik.