Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’

Mitrovicë, 24 maj 2023
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, rast ky i raportuar muaj më parë në Vushtrri.
Mbi dyshime të bazuara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme, në dy lokacione të ndryshme në komunën e Podujevës, kanë realizuar bastisje me ç’ rast janë sekuestruar prova materiale dhe janë arrestuar dy të dyshuarit M. K.,36., vjeçar, dhe F.H., 63 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se me datën 16 mars 2023, në rrugën “Mic Sokoli” në Vushtrri, kanë kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.
Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje