Më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes:
1. A. N. (1969)
2. A. I. (1990)
3. A. N. (1977) dhe
4. D.Sh. (1989
Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim:
• (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
• (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë
• (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
• (1) armë zjarri- revole
• (2) karikatorë
• (14) fishekë
• (9267) euro
• (450) franga
• (1700) lekë
• (10) dollarë kanadez
• (3) telefona celular
• (3) peshore digjitale
• (2) automjete
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.