Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vjedhje

Prishtinë, 19 maj 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të përgjithëshme, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale;
​Vjedhje nga neni 313 i KPRK-së.
Hetimi është iniciuar më 10.12.2022, pikërisht pas sekuestrimit të veturës VW Taigo, me targë të huaj e cila ishte paraqitur si e vjedhur në Interpol.
Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga specialist për hetimin e auto krimeve, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit;
​​L. Xh. 30 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar i implikuar në këtë rast.
I dyshuari pasi u arrestua, konform rekomandimeve të nxjerra nga ana e prokurorit të shtetit, u procedua në fazat e mëtejme të procesit hetimor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje