Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Më datë 16.05.2023, rreth orës 22:30, është pranuar informata për të shtëna në rrugën “Knjaz Millosh” në fshatin Uglarë

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore në koordinim edhe me prokurorin e shtetit.
Informacionet e para si dhe shikimi i pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë në perimetrin përreth, tregojnë se të shtënat kanë ardhur nga një automjet në lëvizje dhe nuk kanë pasur për cak ndonjë individ apo objekt të caktuar.
Veprimet ekzaminuese të vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e dy gëzhojave që pas ekzaminimeve vijuese rezultojnë të jenë të armës me gaz.
Të gjitha indicet që deri më tani janë trajtuar nga ana e policisë sugjerojnë që rasti të jetë brenda suazave të një krimi ordiner.
Ndërkohë që policia po vijon ndërmarrjen e veprimeve operativo hetimore që në fokus kanë identifikimin e personave të implikuar si dhe ndriçimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje