Me datën 17.05.2023, rreth orës 00:55 ,ne Prizren, nga ana e zyrtareve policor patrullues është ndalur për kontroll ne komunikacion automjeti VW Golf-4 me targa regjistrimi te shtetit Bullgar.
Nen ulësen e ngasësit te këtij automjeti – te dyshuarit V.S.( 28 vjeçar) janë hasur njëzet cope fishekë te kalibrit 7.62mm te cilat me pas janë sekuestruar nga ana e krim teknikut ne cilësinë e dëshmisë materiale . Rastit ,ne vendngjarje i përgjigjen edhe hetuesit policor nga te cilet ndermirën masat e duhura .
I dyshuari ,pas arrestimit te tije shoqërohet ne polici për intervistim dhe i njëjti gjate deklarimit te tije pranon se është ne posedim te dy armeve te zjarrit te cilat i mban ne shtëpinë e tije pa leje adekuate nga organet kompetente.
Nga ana e hetueseve policor ,te dyshuarit V.S. ne shtëpinë e tije ,i janë gjetur dhe me pas janë sekuestruar ; dy pushke automatike te modelit AK-47 dhe dy karikatorë.
Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim te te cilit armët e gjetura sekuestrohen, iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”. Me aktvendim me shkrim te Prokurorit ,te dyshuarit V.S. i shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore dhe kundër te njëjtit ngritët KALLEZIM PENAL.