Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë

Sot nga zyrtarët policor të Fushë Kosovës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë.
Arrestimi i të dyshuarve:
– G.M, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– E.C, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– D.Xh mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën zyrtarët policor të Fushë Kosovës, e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit.
Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar:
-dy thika
-mulli për bluarjen e narkotikëve
– pranga etj.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje