Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën penale ‘Grabitje’

Mitrovicë, 16 maj 2023
Në orët e pasditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Arrestimi i katër të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme, pasi të dyshuarit dyshohen se me datën 29 prill 2023, në rrugën ” Hasan Prishtina” në Mitrovicë, të maskuar e nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë e parave.
Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, janë realizuar edhe kontrolle në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme lidhur me veprën penale grabitje. Gjatë kontrollit në tri lokacione është gjetur dhe është konfiskuar edhe substancë e dyshuar narkotike, me këtë hetimet janë duke i vazhduar hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN).
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje