Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Stafi udhëheqës i Stacionit Policor në Gjakovë në implementim të planit operativ “Preventiva maj-qershor 2023”

Gjakovë 16 maj 2023
Me qëllim të ofrimi të një ambienti sa më të sigurt në shkolla dhe rreth tyre, si dhe në ato lokacione ku ka aktivitete tё nxënësve, Stacioni Policor në Gjakovë ka ndërmarr veprime policore preventive për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë nxënësit, personelin arsimorë të të gjitha niveleve si dhe prindërit e nxënësve.
Stacioni Policor në Gjakovë, stafi udhëheqës i këtij stacioni (Komandanti i Stacionit, Zëvendëskomandanti etj.) në implementim të planit operativ “Preventiva maj-qershor 2023” ka bërë vizita zyrtare në disa nga shkollat e niveleve të ndryshme në Komunën e Gjakovës (SHFMU “Zekeria Rexha”, SHFMU “Emin Duraku”, SHFMU “Mazllom Kepuska”, Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Hysni Zajmi” etj.). Në takim me stafin menaxhues të shkollave të vizituara është diskutuar lidhur me ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, mënyrat e bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale për rend dhe siguri në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me personelin shkollor dhe prindërit në identifikimin e dukurive negative të cilat ndërlidhen me nxënës dhe shkolla, mënyrën e ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme policore-ligjore kundrejt situatës dhe kërkesave eventuale të cilat paraqiten etj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përmes stacioneve policore, do të vazhdojë me aktivitete preventive në krijimin e një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje