Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet substancë e dyshuar narkotike, shoqërohen në stacion policor katër persona të dyshuar

Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Nga njësite policore të stacionit të Veriu në Prishtinë, janë shoqëruar katër persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve: mariuhanë dhe kokainë.
Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndyshme.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje