Me qëllim të informimit për aplikim në Policinë e Kosovës, gjatë ditëve të fundit në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë po realizohen takime për inkurajimin e kandidatëve të rinjë (të komuniteteve pakicë) të cilët mund të aplikojnë në Policinë e Kosovës.
Gjatë fushatës, është prezantuar procesi i rekrutimit si dhe pjesëmarrësve iu janë shpërndarë broshura me udhëzues rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit.
Policia e Kosovës, inkurajon të gjithë të interesuarit të aplikojnë në Policinë e Kosovës.
Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon misionin e OSBE-së, e cila në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore ka përkrahur dhe mbështetur rganizimin e kësaj punëtorie në Graçanicë të DRP Prishtinë, si dhe të punëtorive tjera të planifikuara në rajonet tjera.