Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitet në ngritjen e sigurisë në trafik

Gjilan, 02 maj 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, zyrtarë policor nga njësiti sektorial dhe njësiti i komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të strategjisë së integruar e policimit në bashkësi ka realizuar një aktivitet me fëmijët e kopshtit ,,Ardhmëria’’.

Aktiviteti me këta fëmijë është realizuar në qendër të qytetit të Gjilanit, dhe me këtë rast zyrtarët policor fëmijëve në mënyrë praktike u kanë shpjeguar për mënyrën e sjelljes së tyre në trafikun rrugor me qëllim të ngritjes të sigurisë në trafik.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje