Me datë 28 Prill 2023, rreth orës 12:30, pasi që kanë marre informata ne rruge operative, hetuesit e Stacionit Policor Prizren – Veri kane kontaktuar një të dyshuarin i cili është intervistuar dhe pasi që është perball me provat ka pranuar se ai ka në posedim dy armë zjarri, një Ak 47 dhe një pistoletë.
I dyshuari ka pranuar gjithashtu se me date 23 shkurt 2023, në një gazmend familjar në shtëpinë e tij në fshatin Metvecë ,KK Prizren, ai bashke me mikun e tij kane gjuajtur me arme zjarri.
I dyshuari i ka dorëzuar armët, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Kundër të dyshuarve është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës” dhe “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda të dyshuarit lirohen dhe rasti hetohet në procedurë të rregullt.