Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prokuroria dhe Policia në Prizren, mbështetur nga OSBE, mbajtën një tryeze diskutimi në lidhje me Kodin e Ri të Procedurës Penale

Prizren, 28 Prill 2023
Më 27 prill 2023, Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, mbështetur nga Misioni i OSBE-se në Kosove, organizuan një tryeze diskutimi për prokuroret, policët hetues dhe stafin mbështetës nga rajoni i Prizrenit, në lidhje me Kodin e Ri të Procedurës Penale që hyri në fuqi në shkurt 2023.
Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë një prezantim gjithëpërfshirës mbi këtë temë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore ne Prizren, z. Admir Shala si dhe një fjalim rasti nga Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Kolonel Faton Alija.
Gjatë aktivitetit u zhvillua një diskutim shumë i frytshëm dhe u ndanë disa rekomandime të dobishme.
Takimi u zhvillua në Hotel “Premium Park” në Prizren dhe në të morën pjesë rreth 30 zyrtar.
Ngjarja u organizua në përputhje me Projektin UB: Mbështetja e sistemit të drejtësisë në përputhje me legjislacionin vendas dhe instrumentet ligjore ndërkombëtare.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje