Me datën 30 mars, është raportuar për një rast sulmi fizik në stacionin policor jugu në Prishtinë.
Rasti ka ndodhë në rrugën “Ilir Durmishi” në Prishtinë, ku një person është sulmuar nga disa persona të dyshuar.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore dhe ka arritë të identifikoj personin e dyshuar:
A. Gj, mashkull 49 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot është ndaluar në pikën kufitate në Hani i Elezit. Ndaj tij është iniciuar rast për, veprën lëdim i rëndë trupor.