Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar, njërin për veprën vjedhje e rëndë e cila është raportuar me datën 10.04.2023, ndërsa një person tjetër është arrestuar për blerje, pranim ose fshehje e
sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
Personi i arrestuar për vjedhje të rëndë:
– G.A, mashkull, 22 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndësa ndaj personit:
-A.D, mashkull 19 vjeç, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura i është iniciuar rast për Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të pērfituara me kryerjen e veprës penale.