Sot, me datën 27 prill 2023, z. Gazmend Hoxha drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, priti në takim z.Tunç Angili, Ambasador i Turqisë në Kosovë, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Ky takim ishte i një karakteri njoftues dhe përgëzimi për marrjen e detyrës së re të z.Hoxha si drejtor i PK-së. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në dhe Ambasadën Turke, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë.