Sot rreth orës 00:10, është raportuar për një rast gjuajtje me armë zjarri.
Rasti ka ndodhë Hajvali, ku një person i dyshuar, në një ageng ka shtënë me armë zjarri.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin;
-K.G , mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ka sekuestruar dy armë zjarri për të cilat ka poseduar leje.
I dyshuari është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprat Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës.