Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Antidroga e Policisë së Kosovës identifikon një person të dyshuar për posedim droge, tenton t’i ikë Policisë, por arrestohet pas pesë minutave, në trup i gjendet një revole, ndërsa në shtëpi i gjendet një AK-47, drogë dhe prova të tjera materiale

Prishtinë, 24 prill 2023
Me datë 24.04.2023 rreth orës 15:35, hetuesit e Sektorit Qendror të Antidrogës së Policisë së Kosovës (DHTN-së në Prishtinë) pas një pune hetimore dhe punës operative në teren kanë arritur tek informacionet relevante ku dyshohej se një person i dyshuar është duke bërë shitblerje të substancave narkotike.
Pas një pune profesionale të hetuesve policor personi i dyshuar mashkull kosovar me iniciale (F.D; viti i lindjes 2000) është identifikuar dhe është takuar në rrugën “Beqë Lokaj”, në Prishtinë, të cilin Policia e ka paralajmëruar të ndalet, por i njëjti ka hedhur në tokë një qese me substancë të dyshuar narkotike (me peshë prej 30 gramëve) dhe ka filluar të ikë duke vrapuar me shpejtësi.
Policia ka vazhduar ndjekjen aktive të personit të dyshuar dhe brenda pesë minutave ka arrit ta ndaloj dhe arrestojë të njëjtin, ku pas kontrollit në trupin e tij është gjetur një pistoletë 7.65 mm, me një karikator me pesë (5) fishekë, (965) euro si dhe një telefon celular (Iphone 13 pro max).
Në konsultim me organet e drejtësisë është bastisur- kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me kodin penal të RKS-së.
Gjatë operacionit të bastisjes në shtëpinë e personit të dyshuar të lartcekur me iniciale në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47 me një karikator dhe 2 fishekë, si dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: njëra prej 556 gramëve dhe tjetra qese prej 568 gramëve (në total marihuana e konfiskuar rezulton: 1 kg 154 gram).
Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit i dyshuari ndalohet për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje