Sot me rastin e festës së Fitër Bajramit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha së bashku me bashkëpunëtorë kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku u pritën nga myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij. Drejtori Hoxha uroi myftiun Tërnava dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të fesë islame me rastin e festës së Bajramit. Myftiu Tërnava uroi të gjithë policët e Kosovës dhe të njëjtën kohë theksoi se jemi krenar me Policinë e Kosovës për punën që po bën si garantuese e sigurisë në vend.