Me datën 12 Prill 2023 pasi që është identifikuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove një ngasësi i cili ka kaluar me veturë në vendkalim të paraparë për këmbësor , e ka trupuar rrugën dhe ka kaluar në kahun tjetër të rrugës.
Fillimisht janë siguruar vetëm fotografit nga kundërvajtja dhe më pas policia ka arrit ta identifikoj veturën dhe kundërvajtësin dhe të njëjtit i është shqiptuar gjoba për kundërvajtjen sipas ligjit në fuqi.
Duke respektuar rregullat e komunikacionit rrugor, rrugët tona bëhen më të sigurta, prandaj shkelja e rregullave dhe ligjeve në fuqi nuk do të tolerohet.