Në orët e mesditës së sotme policia në Skenderaj ka konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është bërë në kohën kurë njësia policore në rrugën “Imer Veliu” në Skenderaj, ka ndaluar të dyshuarin me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës” dhe “përdorim i armës”.