Sot nga njësite policore të stacionit të Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje dhe dy vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore(tre muajt e parë të vitit 2023)
Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
– K.R. mashkull,33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 3 raste.