Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Siguria në trafik prioritet i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës

Sot, me 05.04.2023 në orën 11:00, në Prishtinë u mbajt konferencë e organizuar nga Policia e Kosovës, ku nënkolonel Jeton Rexhepi – drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në PK, ofroi informacione relevante dhe raportoi lidhur me raportet dhe statistikat analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës, për periudhën tre mujore të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku vërehen rënie të aksidenteve në përgjithësi. Gjithashtu u prezantuan edhe statistika krahasuese lidhur sigurinë rrugore në nivel rajonal për periudhën 2019-2022, ku sipas raportit evropian Kosova ka rënie për -5% të aksidenteve rrugore.
Në këtë konferencë nga shefi i Zyrës për Informim major Baki Kelani u dhanë informacione lidhur me shpalljen e rezultateve të dy proceseve të konkurseve të fundit për zyrtarë policorë, ku në gjeneratën e radhës (58) pritet të vijojnë trajnimin në Akademinë Policore për Siguri Publike rreth 450 kadetë.
Nënshkrimi i kontratave nga kandidatët do të bëhet duke filluar nga nesër, datë 05.04.2023 dhe 06.04.2023. Po ashtu u bë e ditur se bazuar në vlerësimet dhe nevojat policore, së shpejti pritet të hapen edhe konkurse të reja për zyrtarë policorë.
Pjesëmarrësit patën rastin të parashtrojnë pyetje të ndryshme lidhur me temat e diskutuara.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje