Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘vjedhje’ në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë, 3 prill 2023
Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të krimit dhe dukurive të tjera negative, duke bashkëpunuar me qytetarët, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar të veprave penale, duke kryer vjedhje në flagrancë.
Me datën 3 prill 2023 rreth orës 05:30, në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve se një person është duke kryer vjedhje në flagrancë, njësitë policore janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin me iniciale N. SH. i mitur m/kosovar, i cili përveç se është hasur duke kryer vjedhje në flagrancë dyshohet se edhe në disa lokale të tjera ka kryer vjedhje në tentativë.
Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës të cilët sipas procedurave kanë bërë shikimin e vendngjarjes. Gjatë kontrollit të personit të dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 8.37 gram që dyshohet të jetë lëndë narkotike-marihuanë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent, i cili ka udhëzuar që të iniciohen rastet ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje në tentativë’, ndërsa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Policia e Kosovës shpreh falënderimin ndaj të gjithë qytetarëve të cilët duke bashkëpunuar me Policinë ndihmojnë në kryerjen e detyrave dhe arritjen e objektivave për garantim të sigurisë dhe ruajtjes së rendit për të gjithë qytetarët dhe njëherit inkurajojnë qytetarët në bashkëpunim të mëtejmë dhe raportim të rasteve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje