Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave narkotike

Vushtrri, 03 prill 2023
Gjatë natës, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Jeton Terstena” në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi S. I.,20 -vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje