Sot nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, për një kontrollë rutinë janë ndaluar disa automjete.
Pas gjetjes së një arme zjarri në një automjet dhe gjetjes së një sasie të substancave narkotike,në një automjjet tjetër, policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona.
Ndaj personit të dyshuar:
-Sh. Ll, mashkull, 40 vjeç, është hapur rast për Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës, ndërsa ndaj të dyshuarës:
– J. T, femër, 30 vjeçare është hapur rast për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.