Me datën 29.03.2023 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim ambasadorin francez, z. Olivier GUEROT dhe Atasheun e Sigurisë z. Jean Paul DISPANS. Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm pranoi urimet për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.

Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe të dy palët u zotuan për avancim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës franceze.