Në kudër te vizitave nepër Rajone, dje Drejtori i Përgjithshëm i PK-së,zt. Gazmend Hoxha me stafin e tij, e kanë vizituar Drejtorinë Rajonale te Policisë në Prizren, ku janë pritur nga Drejtori Rajonal Kolonel Faton Alija dhe stafi i tij.
Kolonel Alija , gjatë këtij takimi e ka njoftuar Drejtorin Hoxha për situatën e sigurisë në Rajonin e Prizrenit dhe veprimet policore që po ndërmerren në vazhdimësi për të ofruar rend dhe siguri në ketë Rajon.
Drejtori Hoxha, nga ana e tij ka njoftuar për Aprovimin e Struktures së re Oraganizative të PK-së, si dhe ka kërkuar angazhim në implementim të Strategjive, në bazë të cilave punon PK-ja.
Me theks të veqantë është potencuar Strategjia e Policimit në Bashkesi dhe e Udhehequr nga Intelegjenca.
Drejtori Hoxha, është ndar i kënaqur me punën e Policisë në Rajonin e Prizrenit dhe njëherit ka premtuar mbeshtetje të mëtejme.