Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren dhe njësite tjera policore gjate kryerjes se detyrave te përditshme dhe ne funksion te zbatimit te Urdhër Operativ “ Siguria ne trafikun rrugor’, ne rrugët lokale dhe ato Nacionale kane bere mbulimin e terenit me prezence te shtuar policore .
Me qellim te krijimit te sigurisë me mbarëvajtjen e trafikut është bere qasje pro aktive ne parandalimin e aksidenteve ne komunikacion .
Me qëllim që të krijohet rend dhe rregull në trafik policia ka patrulluar në zonën e përgjegjësisë dhe kanë mbajt pika të shumta të kontrollit.
Janë ndërmarrë masa te nevojshme policore ndaj te gjithë atyre ,veprimet e te cilëve bien ndesh me Ligjin për siguri ne trafikun rrugor,
Vetëm gjatë periudhës kohore 20.03.2023 e deri me date 26.03.2023 nga njësite policore patrulluese dhe ato te njësisë rajonale te trafuikut ne kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prizren janë shqiptuar 2084 fletëparaqitje për kundërvajtje ne komunikacion.